“Eskadronët e vdekjes”, një roman që po has në interesim të madh

19 janar 2021 | 12:15

Ditë më parë ka dalë nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti. Botimi është bërë në shënim të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, 15 janar 2021.

Siç ka njoftuar autori dhe botuesi, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë, nga kjo datë libri është shpërndarë në libraritë kryesore në Prishtinë: “Artini”, “Dukagjini” dhe “Buzuku. Në Tetovë, “Eskadronët e vdejkës” gjendet në librarinë “Albas” .

Bazuar në reagimet e shumta në “Facebook” dhe në mediat tjera sociale, romani ka zgjuar interesim të madh, si te lexuesit ashtu dhe te njohësit e letërsisë artistike.

Duke qenë se romani është i karakterit historik, shkrimtari i njohur Vrion Graçi e ka vlerësuar atë si një “provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë”, njofton “Epoka e re”.

Ja çka thotë për këtë roman shkrimtari Graçi:

Romani/kronika historike “Eskadronët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zërin kundër gjenocidit në Kosovë. Ndërkohë që shumë prej protagonistëve të kalvarit të Kosovës të viteve ‘90 nuk janë më në jetë, ndërkohë që të rinjtë e të rejat informohen e keqinformohen tërthoras e sipërfaqësisht për atë epokë sakrificash të përgjakshme dhe tragjedish individuale dhe kolektive, dokumentimi i historisë nëpërmjet fjalës artistike, është domosdoshmëri. Krimi dhe e vërteta historike nuk mund të bashkëjetojnë. Autori Bardhyl Mahmuti hedh dritë mbi të vërtetën, duke na treguar për njerëz realë, jo për personazhe të imagjinuara, e po ashtu flet drejtpërsëdrejti për intriga shtetërore e manipulime mediatike të kohëve moderne e jo atyre mitike, para historike. Prandaj ky libër do të jetë i domosdoshëm edhe për lexuesit joshqiptarë, të cilët e kanë njohur të vërtetën e kësaj tragjedie njerë-zore pak, aspak ose shtrembërueshëm.

Lexuesit e interesuar, romanin “Eskadronët e vdekjes” mund ta porosisin direkt në Qendrën “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” në këtë link: Eskadronët e vdekjes – Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” (kosovogenocide.com)

E njëjta gjë vlenë edhe për dy botimet tjera të Qendrës: “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, të autorit Bardhyl Mahmuti, dhe sprovës për antologji, “Dritë mbi plagë”, ku janë përfshirë autorë të shumtë. Në linkun e Qendrës, kosovogenocide.com, mund të porositet poashtu edhe libri “Mashtrimi i madh”, i të njëjtit autor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, i akuzuar në…