“Eskadronët e vdekjes”, roman që duhet ta lexojë çdo person!

03 qershor 2021 | 20:11

Veprën “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti e lexova me një frymë, duke mbetur shpesh pa të, me gulçimë, derdhje lotësh dhe krenarie njëkohësisht për madhështinë krijuese që ngërthen në vete ky roman.

Kam bindjen e plotë se një vepër të tillë artistike, ku kombinohet mjeshtërisht romani historik dhe kronika si gjini letrare, nuk e kemi pasur deri tani. Prandaj e shoh si domosdoshmëri t’i ftoj të gjitha ata që nuk e kanë lexuar këtë libër ta lexojnë sa më parë, sepse vërtet do të kenë në duar fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.

Shpesh thuhet se një intelektual i mirëfilltë nuk duhet të vdes pa lexuar disa kryevepra letrare.

Sipas mendimit tim, “Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Një falënderim Bardhyl Mahmutit.

Miqësisht, Ramë Buja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U21 e Kosovës sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore…