Kosova U21 barazon me SC Gjilani 

03 qershor 2021 | 20:08

Kombëtarja U21 e Kosovës sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me SC Gjilanin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Andorës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Përzgjedhësi Michael Nees i angazhoi të gjithë futbollistët e grumbulluar në këtë takim, për ta parë formën e secilit në prag të ndeshjes kualifikuese, e cila zhvillohet më 8 qershor. Takimi përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa për Kosovën U21 shënuan Donart Vitija dhe Baton Zabërgja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori në largim i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj…