Eskalon këshilltari i Kurtit, i quan mercenarë dhe ‘horra’ gazetarët e ftuar në seancën ku Xhaferi do të votohet për kryeministër

28 janar 2024 | 13:12

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për çështjet e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar një status absolutisht të tmerrshëm në ditën e zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër.

Ai ka bërë akuza të rënda në drejtim të Ali Ahmetit, duke i penguar prezenca e gazetarëve si Berat Buzhala, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu e Adriatik Kelmendi.

Sipas këshilltarit të Kurtit, Ali Ahmeti i ka paguar këta gazetarë për propagandë.

“Sa tenderë dhe sa pare nga buxheti i varfër i shqiptarëve të MV duhet t’u jenë ndarë gazetarëve/analistëve mercenarë për propagandë pro-regjim? Aliu paska gjetur më në fund ‘horrat’ e vërtetë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka dërguar mesazh urimi…