Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV

28 janar 2024 | 12:58

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka dërguar mesazh urimi Talat Xhaferit për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Bega ji shpreh urimet më të përzemërta dhe thekson se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi!

Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!

Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!’, thuhet në mesazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka…