Etemaj boton monografinë për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve

24 janar 2020 | 13:23

Publicisti Lulëzim Etemaj, një prej nismëtarëve të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1991), ka dorëzuar në shtyp monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, e cila do të dalë nga shtypi në fillim të muajit shkurt, kur kjo lëvizje mbushë 30 vjet nga themelimi. Sipas botuesit të këtij libri, Berat Armagedoni, Lulëzim Etemaj, ka ruajtur, ka mbledhur dhe ka prezantuar letra, fotografi, faksimile dhe ka punuar gjatë dhe me pedanteri shkencore për ta publikuar këtë libër, i cili është i pari për Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1991), e që publikohet me rastin e 30-vjetorit të kësaj lëvizjeje, e cila shoi hasmëritë mes shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe përtej saj.

“Autori e ka kryer punën e vet. Edhe ne, po ashtu, së bashku me disenjatorin dhe faqosësin Adnan Asllani. Tash po e dorëzojmë në shtyp. Nga data 2 shkurt do ta gjeni në të gjitha libraritë e Prishtinës, por edhe në Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Skenderaj, Mitrovicë, Klinë… do të shpërndahet edhe përtej Kosovës. Do t’u bjerë në dorë jo vetëm atyre trimave që ngrenë gishtin e krimit, por dhe sidomos atyre që shtrinë dorën e pajtimit, të cilëve edhe u kushtohet: Të gjithë atyre zemërgjerëve, që shtrinë dorën e pajtimit”, ka shkruar Armagedoni në një njoftim që ka bërë në llogarinë e vet në rrjetin social “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një vizite dy ditore në Prishtinë, i Dërguari i…