Ethem Çeku i kthehet angazhimit politik në AAK

07 prill 2021 | 20:16

Ish-ministri Ethem Çeku iu ka kthyer angazhimit të tij politik në AAK, pas një pauze disavjeçare në skenën politike.

Për tetë vjet rresht Ethem Çeku ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Çeku më herët në AAK ka pasur funksione të larta, shkruan “Epoka e re”.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se është kënaqësi për të që ta takojë brezin e ri dhe të mesëm të kuadrove politike që u formuan në AAK.

“Me Aleancën u rritën, me Aleancën vazhdojnë! Kënaqësi të takoj brezin e ri dhe të mesëm të kuadrove politike që u formuan në Aleancë. Përkrahja dhe mbështetja e tyre është shumë domethënëse për organizatën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se derisa të tjerët kanë arrogancën e numrave, AAK-ja ka cilësinë e kuadrove dhe program të qartë se çka dëshirojmë për kombin dhe shtetin e familjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junik, Agron Kuçi u prit në…