Eto: Messi më ka falënderuar për këshillën që i ndryshoi karrierën

28 prill 2020 | 23:41

Ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto ka pasur fatin të luajë krahas 6 herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit, për të cilin ai ka vetëm fjalë të mira për sa i përket talentit dhe si person.

Mirëpo ai ka zbuluar edhe një detaj të veçantë teksa thotë se i ka dhënë Messit një këshillë që i ka ndryshuar karrierën, por këshillën zgjedh ta mbajë sekret.

“Fillimisht alternohej midis skuadrës së parë dhe të moshave. Ai shfaqi cilësi të mëdha. Shihej se sa i mirë do të bëhej dhe gjithçka e ka arritur falë tij. Nuk ka ndryshuar fare, pra është i njëjti person i mirë që kam takuar dikur. Së fundmi më ka falënderuar për këshillën që i kam dhënë, e cila i ka ndryshuar karrierën. Gjithsesi, nuk dua ta zbuloj. Ka pasur disa momente të errëta, ama kurrë nuk e ka humbur talentin. Do të jetë e pamundur të përsëritësh atë që ka bërë ai. Pika e tij e fortë është karakteri. Të  gjithë e vlerësojnë dhe e dashurojnë si futbollist, por ai është mbi të gjitha një djalë i jashtëzakonshëm dhe jam krenar që e kam shok”, ka deklaruar Eto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se…