Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

13 nëntor 2023 | 13:51

Ka përfunduar xhiro e 12-të në elitën e futbollit italian Serie A me disa rezultate befasuese. Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli pësoi humbje nga Empoli 0-1 dhe toskanët e morën këtë fitore falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit shqiptar Etrit Berisha.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë disa pritje të mrekullueshme duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë. Falë pritjeve të mrekullueshme, Berisha është lojtari me notën më të lartë në Serie A.

34-vjeçari ka marrë notën 9,1 nga SofaScore, derisa është në 11shen më të mirë të javës së bashku me disa yje nga elita e futbollit italian. Në mbrojtje janë Mazzocchi i Salernitanas, Acerbi e Dimarco të Interit dhe Dossena i Cagliarit.

Ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Fazzini, Boloca, Calhanoglu dhe Kostiq. E në sulm janë dyshja Thorstvedt dhe Colpani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për takimin e…