EULEX-i dhuron 30 kompjuterë për Prishtinën

16 maj 2020 | 12:59

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë me dije se ky mision ka dhuruar 30 kompjuterë personal për Komunën  e Prishtinës, të cilët janë pranuar nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Wigermarku nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”  ka thënë se këta kompjuterë do të dhurohet për nxënësit e kryeqytetit për t’i realizuar mësimet online.

“Të kënaqur për të prezantuar 30 kompjuterë personal dhe monitor nga EULEX-i që iu dhuruan kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Këta kompjuterë do të përdoren nga nxënësit të cilët u mungojnë pajisjet për të zhvilluar mësimin online”, ka shkruar Wigermarku. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë…