‘Euro 2020’, vaksinohet ekipi kombëtar i Spanjës

11 qershor 2021 | 15:36

Kombëtarja e Spanjës mori të premten dozën e tyre të parë të vaksinës COVID-19 përpara ndeshjes së parë në turneun UEFA EURO 2020 që zhvillohet më 14 qershor.

Vendimi për të vaksinuar skuadrën vjen pasi kapiteni i ekipit Sergio Busquets dhe Diego Llorente rezultuan pozitiv për koronavirus në fillim të kësaj jave.

Lojtarët duhet të izolohen për të paktën 10 ditë, që do të thotë se do të humbasin ndeshjen e hapjes në Suedi.

Asnjë lojtar tjetër nuk ka rezultuar pozitiv deri më tani.

“Qëllimi i këtij vaksinimi është të lehtësojë pjesëmarrjen e Spanjës në Euro 2020 në siguri të plotë dhe të lejojë ekipin kombëtar të konkurrojë në kushte të barabarta me ekipet e tjera pjesëmarrëse që janë imunizuar tashmë”, njoftoi Federata Spanjolle e Futbollit.

Federata nuk ka konfirmuar se cilën vaksinë do të marrin lojtarët dhe tha se kjo do të varet nga “situata e secilit anëtar”. Sidoqoftë, ajo shprehu preferencën për vaksinën e vetme Johnson&Johnson në mënyrë që imunizimi të mos vonohet.

Vaksinat do të administrohen në 51 anëtarë duke përfshirë lojtarë, trajnerë dhe punonjës nga personeli i ushtrisë në selinë e federatës në Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë hapja e paraleles së shkollës së Muzikës në…