‘Euro 2024’, Serbia nuk e do Shqipërinë në grup

27 nëntor 2023 | 17:58

Në Serbi nuk duan që të përballen me Shqipërinë në fazën e grupeve të Euro 2024. Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç deklaroi në një intervistë se shpreson t’i shmangë kuqezinjtë si kundërshtarë që ndodhen në vazon e dytë, ndërsa përfaqësuesja e tij në të katërtën.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme”.

Për herë të fundit këto dy skuadra janë përballur në kualifikueset e Euro 2016 me ndeshjen e zhvilluar në Beograd që u ndërpre për shkak të trazirave dhe iu akordua fitore në tavolinë Shqipërisë nga CAS i Lozanës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji nëntor nuk është një muaj i zakonshëm për shqiptarët.…