Euro shënon rënien më të madhe në 19 vjet karshi dollarit

05 korrik 2022 | 11:33

Valuta euro ka shënuar rënie, duke regjistruar nivelin më të ulët karshi dollarit që nga viti 2003.

Kjo rënie sipas indeksit të PMI është më e lartë sesa që pritej, duke bërë që kjo valutë të ketë pikën më të ulët në krahasim më dollarin në 19 vjet.

Sipas një sondazhi të “S&P”, aktiviteti i shërbimeve në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët në 16 muaj.

Euro ka rënë kundrejt dollarit  0.80 për qind për të shkuar në 1.03387 në orën 10:32 të mëngjesit dhe ka rënë po ashtu 0.41 për qind në krahasim me funtën për 0.85751 në 10:33.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 50 000 personave u është bërë thirrje që të…