Eurodeputeti bullgar e quan Vuçiqin ‘shovinist si Putini’: Respekto Kosovën e pavarur

10 janar 2023 | 10:55

Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, ka reaguar pasi NATO ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e një mijë trupave serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Dzhambaski ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë.

Politikani bullgar ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksandër Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit, duke shtuar se nuk duhet të lejohet përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të…