Eurodeputeti gjerman tallet me dhunën në Kuvend: Mirë se vini në zonën Shengen!

14 korrik 2023 | 08:32

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn, e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës në Kuvendin e Kosovës, duke kujtuar se Bashkimi Evropian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësues i…