Eurodeputeti kroat, Serbisë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

24 nëntor 2026 | 08:23

Eurodeputeti kroat Tonino Picula i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Serbisë që të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione konkrete lidhur me fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetin social “X”, Picula ka rikujtuar se Vukovari ishte viktimë e agresionit të regjimit të Slobodan Millosheviqit, një fakt ky i vërtetuar pa asnjë mëdyshje edhe nga gjykatat ndërkombëtare.

Duke folur për rezolutën mbi shkatërrimin e Vukovarit, e cila u diskutua në Parlamentin Evropian, ai ka sqaruar se kjo iniciativë nuk ka për qëllim thellimin e ndarjeve të vjetra, por vendosjen e së vërtetës dhe mbylljen e plagëve të luftës që vazhdojnë të jenë të hapura.

“Më shumë se 1.700 familje ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, ka theksuar Picula, duke vënë në pah dhimbjen e vazhdueshme të familjarëve.

Sipas eurodeputetit kroat, përballja me të kaluarën është kusht i pashmangshëm i rrugës evropiane, ndërsa kujtimi për Vukovarin duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe respektin për të gjitha viktimat.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Picula ka lëshuar edhe një paralajmërim për sigurinë në kontinent, duke thënë se paqja në Evropë nuk është e garantuar, teksa si shembull të freskët ka përmendur luftën kundër Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, do të zhvillojë sot…