Eurodeputetja gjermane e frustruar për vizat: Pse në nëntor 2023? Duhet të hiqen menjëherë!

10 nëntor 2022 | 16:29

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon. ka reaguar e frustruar pas raportimeve se heqja e vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi tek në nëntor të vitit të ardhshëm.

Ajo me anë të një postimi në “Twitter”, ka thënë se heqja e vizave duhet të hyjë në fuqi menjëherë, shkruan lajmi.net.

“Mirë. Pse vetëm në nëntor të 2023? S’ka asnjë arsye pse qytetarëve të Kosovës mos t’u hiqen vizat qysh tani”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, “Radio Evropa e Lirë” ka raportuar sot se vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.11.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…