Europa rajoni më i goditur në botë

08 janar 2021 | 01:27

Rastet me Covid në Evropë kanë tejkaluar shifrën e 25 milion, sipas llogaritjeve nga Agjencia Reuters.

Janë konkretisht 25,016,506 raste dhe 559,863 viktima që nga fillimi i pandemisë, 30% e atyre në të gjithë botën, duke e renditur Evropën si rajonin më të prekur.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, infeksionet kanë rënë në 52,618, nga mbi 62,000 dje, por numri i viktimave në 24 orët e fundit janë rritur në 1,162 (deri në një total prej më shumë se 78,000 që nga fillimi i pandemisë), sipas të dhënave të sotme të publikuara sot nga qeveria britanike. Testet e përditshme të kryera në vend janë gjithashtu thyerje rekord, të cilat kapërcejnë mbi 557,000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilaçet e zemrës Roche dhe Sanofi ulin nivelet e vdekjeve…