Europoli shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike

27 janar 2021 | 18:00

Hetuesit ndërkombëtarë kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike. Infrastruktura e sistemit “Emotet”, e cila përdorej kryesisht nga rrjetet e krimit të organizuar, tani është nën kontrollin e autoriteteve.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (Europol) me seli në Hagë.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve që zgjatën dy vjet në tetë vende. Europol nuk njoftoi për ndonjë arrestim në lidhje me hetimin, që është udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasjet verbale dhe fjalori i ashpër ndërmjet partive politike po…