“Eurowings”-it i refuzohet autorizimi për ushtrimin e të drejtave të pakufizuara të transportit ajror Kosovë-Zvicër (dokument)

05 shkurt 2024 | 19:41

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) ka refuzuar autorizimin e Kompanisë “Eurowings” për ushtrimin e të drejtave të pakufizuara të transportit ajror për në dhe nga Zvicra, shkruan Scanner.

“REVOKOHET autorizimi i lëshuar përmes Vendimit nr. Ref.533/18, të Ministrisë përgjegjëse për transport, për Kompaninë Eurowings GmbH, me COA nr. D-003 (siç është ndryshuar EASA.AOC.005 dhe EASA.AOC,.006), që në bashkëpunim me agjentin e autorizuar Kosova Airlines (të regjistruar me nr. biznesi 8025352) të ushtrojnë të drejtat e pakufizuara të trafikut ajror për në dhe nga Zvicra”, është thënë në vendimin e Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili është marrë më 30 janar të 2024.

Sipas arsyetimit të AACK-së, më 20 qershor të vitit 2018 përmes vendimit me nr. Ref.533/18, Ministria përgjegjëse për transport, i ka lëshuar autorizimin kompanisë “Eurowings GmbH” që në bashkëpunim me agjentin e autorizuar “Kosova Airlines” të ushtrojë të drejtat e pakufizuara të trafikut ajror për në dhe nga Zvicra.

“Autorizimi i dhënë përmes Vendimit me nr. Ref.533/1 8, nuk parasheh asnjë kusht për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre të drejtave të dhëna përmes Vendimit në fjalë. Përderisa në bazë të Vendimit nr. 533/18 të dt.20.06.2018 është pritur që nga shërbimet ajrore të ofruara nga kompania Eurowings GmbH midis Kosovës dhe Zvicrës të përfitojë publiku dhe të ketë efekt në zhvillimin e aviacionit civil, të dhënat statistikore të trafikut ajror tregojnë se në periudhën 2019-2023 pjesëmarrja e Eurowings GmbH në trafikun e gjithëmbarshëm midis Kosovës e Zvicrës ka qenë 2%. Duke marrë parasysh interesin publik të vendit, faktin që Republika e Kosovës nuk ka kompani ajrore shtetërore e cila do të autorizohej për të ushtruar të drejtat e trafikut ajror në bazë të marrëveshjeve bilaterale të transportit ajror, në anën tjetër Kompania Eurowings GmbH nuk ka ndonjë kusht që përcakton mënyrën se si duhet të shfrytëzohet e drejta e marrë përmes Vendimit nr. Ref.533/18, AAC në përputhje me kompetencat që ka sipas Ligjit Nr. 03/L-051, me ndryshime, ka vendosur të revokoj autorizimin e lëshuar përmes këtij Vendimi”, është thënë në vendimin e AAC-së.

Më tutje, ACC-ja ka njoftuar se shumë shpejt do të publikoj shpalljen e interesit për marrjen e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në dhe nga Zvicra.

“AAC së shpejti do të publikoj shprehjen e interesit për marrjen e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në dhe nga Zvicra (designation), ku do të përcaktohen dhe publikohen kushte në bazë të të cilave kompanitë ajrore do të mund të shfrytëzojnë autorizimin për ushtrimin e të drejtave të trafikut ajror në emër të Kosovës, për në Kosovë dhe nga Zvicra, në pajtim Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe né pajtim me Memorandumin për Shërbime të Trafikut të Rregullt Ajror”, është thënë në arsyetimin e vendimit të AAC-së.

Kujtojmë se kompania “Eurowings” bashkëpunon me kompaninë “Eurokoha”./Scanner/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë kanceri, thotë Buckingham…