Evertoni kundërshton Superligën Evropiane

20 prill 2021 | 14:29

Skuadra e Evertonit ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se janë kundër Superligës Evropiane.

Në komunikatën e Evertonit shkruan se është zhgënjyese vendimi i gjashtë klubeve që nuk e kanë respektuar tabelën e Premierligës për interesa të tyre.

Ndërkohë, UEFA dhe FIFA mbesin kundër Superligës Evropiane dhe i kanë “kërcënuar” klubet e përfshira se do t’i përjashtojnë nga të gjitha garat dhe që lojtarët nuk do lejohen t’i përfaqësojnë Kombëtaret e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se…