Evropa, drejt dimrit të vështirë ekonomik

13 nëntor 2022 | 18:20

Shumë shtete europiane dhe të Eurozonës, grupi me 19 anëtarë që përdorin monedhën euro, pritet të përjetojnë një tkurrje ekonomike këtë dimër, për shkak të rritjes së paqartësive dhe inflacionit, sipas parashikimit më të fundit të Komisionit Europian.

Kriza energjetike, e nxitur nga konflikti Rusi-Ukrainë, ka stopuar rritjen ekonomike, me korporatat që po prodhojnë më pak e qytetarët në kursim. Në parashikimin e institucioneve financiare të BE-së, nënvijëzohet se shkëmbimet tregtare janë dobësuar ndjeshëm ndërsa politikat monetare janë shtrënguar, gjë që mund t’i çojë vendet e BE-së drejt recesionit që në tremujorin e fundit të këtij viti.

Sipas raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet jo më shumëse 3.3% në vendet e BE dhe 3.2% në vendet e Eurozonës. Ekonomia europiane pritet të tkurret edhe më shumë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe ajo mund të nisë rritjen vetëm në 2024.

Tkurret ekonomia britanike, rritje rekord e normës së interesit, recesioni më i gjatë në histori.

Sa i përket inflacionit, në raport parashikohet se ai mund të vazhdojë rritjen deri në 9.3% në fund të këtij viti e të rritet edhe më tej në nisje të vitit të ardhshëm. Ulje parashikohet vetëm në 2024. Edhe niveli i papunësisë parashikohet të rritet në vendet e BE-së deri në 6.2% dhe 6.5% në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt i ri në zemër të Ballkanit duket se…