Evropa Lindore përgatitet për valën e re të refugjatëve ukrainas gjatë dimrit

09 nëntor 2022 | 12:03

Me forcat ruse që vazhdojnë të synojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës, rrjetin elektrik dhe termocentralet, vendet e Evropës Lindore po përgatiten për një valë të re refugjatësh ukrainas gjatë muajve të dimrit, sipas The Guardian.

Aktualisht ka 6.9 milionë njerëz që vlerësohet të jenë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, dhe vendet në kufi me Ukrainën po rihapin tani qendrat e pritjes dhe po rimbushin furnizimet ushqimore në përgatitje për mbërritjen e qindra mijëra emigrantëve.

“Një rritje në shifra po ndihet dhe pritet. Aktualisht është rritur me 15%”, ka thënë për Reuters Roman Dohoviq, një koordinator i ndihmës për qytetin lindor sllovak të Kosice.

“Ne kemi marrë njoftim nga njerëz që tashmë janë duke qëndruar në Kosice dhe po kërkojnë strehim për anëtarët e familjes dhe të njohurit që janë ende në Ukrainë”.

Agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR raporton se rreth 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë aktualisht të regjistruar në të gjithë Evropën.

Pas një rritjeje fillestare pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, numri i refugjatëve që u larguan nga Ukraina shënoi rënie në fund të pranverës, me disa që u kthyen pasi forcat e tyre ukrainase çliruan territoret e tyre.

Një nga portat më të ngarkuara për refugjatët që nga pushtimi rus,  qyteti lindor polak i Przemysl ka qenë kryesisht i qetë.

“Duhet të përgatitemi për dimrin, kemi parashikuar prej kohësh se mund të jetë e vështirë dhe duhet të jemi gati për një valë të re refugjatësh”, ka thënë Witold Wolczyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prindërit të dy fëmijëve, Mauro Icardin dhe Wanda Nara pas…