“Exil” nga Visar Morina në Berlinale

17 dhjetor 2019 | 15:51

Berlinalja, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, ka publikuar programin e filmave të kategorisë Panorama, pjesë e të cilit është filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova, Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Filmi “Exile” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë (Yll Uka, Valon Bajgora) dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film – und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.

Film “Exile” sjell një kastë brilante të aktorëve, si: Sanrda Huller, Misel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari gjatë prezantimit të rezultateve të…