FA Cup, gjysmëfinalja: Unitet-Coventry, City- Chelsea

17 mars 2024 | 21:12

Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.

Manchester United eliminoi Liverpoolin në vazhdime me rezultat 4-3, në një ndeshje dramatike në çerekfinale.

Në anën tjetër, Chelsea e mposhti Leicester Cityn me rezultat 4-2, derisa edhe në Stamford Bridge pati një dramë të vërtetë.

Manchester City mposhti Newcastle United me rezultat 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

Wolvesi u befasua nga Coventry, pasi pësoi humbje 3-2 në shtëpi.

Para pak çastesh u hodh shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Manchester United është tejet me fat.

Djajtë e Kuq do të përballen me Coventryn, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.

Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Manchester Cityt dhe Chelseat, derisa Citizrnd janë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja…