Ky është çifti i moshuar që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec

17 mars 2024 | 20:47

Një grua dhe një burrë janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet që vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.

Në njoftim thuhet se njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Bëhet e ditur se Haki Zeka (85 vjeç) dhe Zymryte Zeka (68 vjeçe) janë bashkëshortët që  humbën jetën tragjikisht në fshatin Pataqan i Ulët i komunës së Rahovecit.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike”,thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Partisë Demokratike të Kosovës, Nendega - Sindelfingen-Böblingen-Calw-Pforzheim-Nagold-Leonberg…