Rizani i PDK-së, mërgatës: Të mobilizohemi dhe të bejmë më të mirën e mundshme për Kosovën

17 mars 2024 | 20:37

Me ftesë të Partisë Demokratike të Kosovës, Nendega – Sindelfingen-Böblingen-Calw-Pforzheim-Nagold-Leonberg në Gjermani, kryetari i degës së PDK-së në Lipjan dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Hyzer Rizani ka marrë pjesë në tubimin e organizuar për nder të Epopesë së UÇK-së.

Rizani në emër të PDK-së, ka falënderuar të pranishmit për organizimin e pashoq të Epopesë së UÇK-së, si dhe ka kërkuar nga mërgata që të mobilizohen dhe të organizohen për të kontribuuar në ndryshimin e situatës politike në Kosovë, ashtu siç kanë kontribuar edhe gjatë luftës.

“Kosova nuk ka kuptim pa JU. Kosova është e bekuar që ka burra e gra, djem e vajza të rinjë që i dalin Zot atdheut. Mërgata, dje me pushkë në dorë dhe me financa e ndihmuat luftën për ta fituar paqen. Ndërsa tash i gezojmë frutet e lirisë. Të mobilizohemi dhe të bejmë më të mirën e mundshme për Kosovën, këtë pa dallim i’a kemi borxh vendit.”, ka shkrur Rizani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Kosova nuk ka kuptim pa JU.

Kosova është e bekuar që ka burra e gra, djem e vajza të rinjë që i dalin Zot atdheut.

Mërgata, dje me pushkë në dorë dhe me financa e ndihmuat luftën për ta fituar paqen. Ndërsa tash i gezojmë frutet e lirisë.

Të mobilizohemi dhe të bejmë më të mirën e mundshme për Kosovën, këtë pa dallim i’a kemi borxh vendit.

https://www.facebook.com/share/7LgjTDgSNrFMPojN/?mibextid=WC7FNe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…