Fabrika më e madhe në botë e verës zbulohet në Izrael

12 tetor 2021 | 23:54

Një fabrikë vere 1.500-vjeçare, me përmasat e një fushe futbolli, është zbuluar në Izrael, duke treguar se si vreshtarët plotësonin kërkesën për verë të bardhë të cilësisë së lartë në lashtësi.

E gërmuar në qytetin Yavne, rreth 30 km në jug të Tel Avivit, grupimi i punishteve të verës mund të prodhonte dikur deri në 2 milionë litra verë në vit, bëri të ditur Autoriteti Arkeologjik i Izraelit.

Struktura e gurëve ishte gjithashtu e mirëmbajtur dhe është e thjeshtë të përfytyrosh procesin e prodhimit të verës, që nga platformat ku vendoseshin pirgjet me rrush deri tek peshimi i tyre dhe çlirimi i lëngut për verën më të zgjedhur.

Gjithashtu, një duzinë enësh vere, të gjata dhe të holla, në gjendje të mbanin deri në 25 litra, u zbuluan gjithashtu.

Grupi i gërmimit deklaroi se enët në fjalë njiheshin si “qypat e Gazës”, pasi vinin të importuara përmes një porti të afërt. Qypa të tillë janë gjetur edhe nëpër Evropë, gjë që tregon se kërkesa për verë ishte shumë e lartë.

 “Risia konsiston në përmasat e këtij kompleksi dhe në faktin se është një grumbull punishtesh që përbëjnë një njësi të vetme. Kurrë më parë nuk është zbuluar diçka e tillë. Ndaj, fakti që i kemi të gjitha këtu, në një vend të vetëm përbën aspektin e risisë në këtë zbulim”, tha Jon Seligman, Autoriteti Izraelit i Arkeologjisë.

Vera ka qenë një pije e preferuar në kohët e lashta dhe u shërbehej si fëmijëve, ashtu edhe të rriturve. Shpesh herë ajo përdorej edhe si zëvendësuese për ujin, që nuk ishte gjithmonë i sigurt për t’u pirë, ose si mjet për të përmirësuar shijen e ushqimeve./Euronewsal

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur Sejhan Nivokazi e cila ishte zhdukur para disa…