Facebook bllokon llogarinë e Trump për një kohë të pacaktuar

07 janar 2021 | 20:59

Llogaritë në Facebook dhe Instagram të presidentit amerikan Donald Trump janë bllokuar për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme, njoftoi kreu ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, pas dhunës në Capitol Hill.

“Ne besojmë se lejimi i përdorimit të shërbimeve tona nga presidenti gjatë kësaj periudhe paraqet rreziqe shumë të mëdha”, shkroi Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook, pas një pezullimi të përkohshëm të njoftuar të mërkurën në mbrëmje.

“Si rrjedhojë, ne po e zgjasim bllokimin e llogarive të tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme, derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”, shtoi ai./atsh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 40 mijë punëtorë që kanë humbur punën përgjatë pandemisë …