“Facebook” fshin 265 llogari në Izrael

17 maj 2019 | 12:02

“Facebook” ka njoftuar se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.

Nga sa pohon gjiganti i teknologjisë, profilet janë hequr si nga platforma e tij, ashtu dhe nga “Instagrami” dhe arsyeja e një lëvizje të tillë është se prej llogarive në fjalë ka pasur “sjellje joautentike”.

Ato duket kanë shenjëstruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë. Kjo masë e “Facebook”-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për zgjidhjen e  shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediet sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet dhe përmbajtjen e tyre si dhe për të rritur ndërveprimin në mënyrë artificiale”, është thënë në njoftimin e “Facebook”-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit e harrojnë shpesh se sa të vegjël janë përpara…