“Facebook” “hakohet” nga kuizet që vjedhin të dhënat e përdoruesve

12 mars 2019 | 11:31

Kohët e fundit kemi vënë re shpesh disa kuize që qarkullojnë në rrjetin social “Facebook” të cilët kanë pasur për qëllim vjedhjen e mijëra të dhënave të profileve të përdoruesve të këtij aplikacioni.

Këto kuize janë përdorur rreth 63.000 herë në një periudhë kohore nga 2016 -2018.

“Facebook” po padit Andrey Gorbachov dhe Gleb Sluchevsky, dy hakera nga Ukraina, të cilët kanë punuar për një kompani të quajtur “Web Sun Group”. Kuize, me tituj të tillë si “Çfarë tregon ngjyra juaj e syve për ju?” dhe “A të duan njerëzit për inteligjencën tënde apo bukurinë tënde?”, kanë fituar akses nëpërmjet sistemit të “Facebook” , i cili mundëson lidhjet midis aplikacioneve të palëve të treta dhe profileve të “Facebook”.

“Në total, të pandehurit dëmtuan rreth 63,000 përdorues të ‘Facebook’ dhe shkaktuan më shumë se 75,000 dollarë dëm monetar ndaj nesh,” ka njoftuar  kompania “Facebook” në dokumentet gjatë gjyqit, publikuar nga “The Daily Beast”.

Dokumentet akuzojnë dy burrat për thyerjen e ligjeve të SHBA kundër hakerëve të kompjuterëve, si dhe shkelje të kushteve të përdorimit të “Facebook”.

“Në thelb, kjo tregon dështimet e ekosistemit të aplikacioneve, ku nuk ka kontroll se nga çfarë risqesh janë të rrethuar përdoruesit e aplikacionit” tha Andrew Dwyer, një ekspert në fushën e sigurisë në Universitetin e Oksfordit, për “BBC News”,.

“Facebook” thotë se përdoruesve u jepej një informacion i gabuar kur iu thuhej se do të merrej vetëm një sasi të kufizuar e të dhënave nga profilet e tyre./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonezja Kane Tanaka është 116 vjeçe e 66 ditë dhe…