“Facebook” synon të shfaqë vetëm informacione të vërtetuara

01 korrik 2020 | 11:55

“Facebook” ka njoftuar sot se tashmë do të shfaqë kryesisht artikuj të vërtetuar, të bazuar në informacionin e dorës së parë dhe të shkruar nga gazetarët.

“Kur të publikohen artikuj të ndryshëm për të njëjtin lajm, algoritmi do të identifikojë atë që citohet më shpesh si burim informacioni dhe do ta bëjë atë të shfaqet në krye”, ka njoftuar gjiganti i rrjeteve sociale.

Në këtë mënyrë, “Facebook” synon të sulmojë përhapjen e artikujve dhe videove që nuk kanë për qëllim të informojnë, por të mashtrojnë ose pengojnë përdoruesit, për qëllime politike ose financiare./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelojë Këshillin…