“Facebook”-u bllokon monedhat virtuale

31 janar 17:40

Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha reklamimet që promovojnë monedhat virtuale.

Përmes një komunikate zyrtare, kompania e Mark Zuckerberg ka treguar se mbetet e hapur si platformë promovuese ndaj risive teknologjike, por ka shtuar se “disa kompani” në fushën e monedhave virtuale kanë abuzuar me reklamimin në këtë rrjet social.

Në vetëm pak muaj një valë e madhe monedhash virtuale kanë promovuar veten e tyre nëpër rrjetet sociale, kryesisht në “Facebook”, në një përpjekje për të ndjekur gjurmët e Bitcoin, që kishte një rritje galopante në vlerë.

“Ne duam që përdoruesit tanë të njihen dhe mësojnë për produktet dhe shërbime të reja përmes platformës “Facebook” pa pasur frikën se do të mashtrohen, apo zhgënjehen”, është thënë në deklaratën e Rob Leathern, drejtor i “Facebook Business”.

“Facebook” u ka kërkuar përdoruesve që të raportojnë çdo reklamim të dyshimtë, që mund të shpëtojë nga filtri i tij. (tch)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, apeloi…