‘Facebook’-u ia heq Kimete Berishës shkrimin ku e denoncon kërcënimin

15 korrik 2021 | 13:14

Publicistes Kimete Berisha, i është fshirë një shkrim nga rrjeti social “Facebook”, pasi sipas saj militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë raportuar atë për gjuhë të urrejtjes ku ajo flet për kërcënimet që i janë bërë asaj dje nga mbështetës të kryeministrit Albin Kurti.

Berisha ka njoftuar se “Facebook”-u ia ka hequr shkrimin pas raportimeve, duke shkruar se nuk e ka ditur që është më e fortë se ata.

“Të nderuar, situata qenka edhe më serioze se që kam kujtuar. Shkrimi im ‘Unë, censura’, censurohet dhe fshihet nga ‘Facebook’-u (pas raportimeve të ushtrisë paramilitare të Vetëvendosjes). Kurti, You Talking To Me? Nuk e kam ditur që Unë vetëm jam më ‘e fortë’ se Ju”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit Kanye West dhe Irina Shayk nisën një…