“Facebook”-u ndryshon pamje

25 gusht 2020 | 08:14

Një lajm sa i mirë, aq edhe i keq vjen për përdoruesit e “Facebook”. Ky rrjet social ka vendosur t’i thotë “lamtumirë” modelit klasik. Pamja e re në “Facebook” do të jetë e detyrueshme për të gjithë përdoruesit që nga muaji tjetër.

Pra, duke filluar nga muaji tjetër, përdoruesit e rrjetit social nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dizajnit të ri dhe të vjetër. Sipas “Facebook”-ut, në këtë mënyrë videot, lojërat dhe grupet tani janë më të lehta për t’u kontrolluar dhe krijuar.

Gjithashtu, në desktop dizajni i ri i “Facebook”-ut tani duket pak a shumë si aplikacioni i telefonave inteligjentë. Megjithatë, jo të gjithë e kanë përkrahur këtë mënyrë të errët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toka është më e vjetër sesa bërthama e saj, ka…