Fadil Beka ftohet nga Gjykata Speciale

15 tetor 2019 | 10:29

Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Beka kishte shërbyer si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës.

Lajmin e ka bërë me dije Hyseni Gucati, nëpërmjet një postimi në llogbe vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gucatit:

Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së,  bashkluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me vepeimtarinë tënde  gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U21-shat e Shqipërisë dhe të Kosovës përballen sonte, me fillim…