Fadil Nura liron nga pagesa e muajit shkurt prindërit e fëmijëve në çerdhen e qytetit

02 shkurt 2022 | 13:33

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka liruar nga pagesa e muajit shkurt prindërit e fëmijëve në çerdhen e qytetit.

“I kemi liruar nga pagesa mujore për muajin shkurt të gjithë prindërit e fëmijëve të institucionit parashkollor “Nëna Zahide”, si kompensim i periudhës 10 ditore kur çerdhja ishte mbyllur, për shkak të rasteve të infeksionit nga virusi Covid-19, por edhe për të ndihmuar sadopak familjet në këtë fazë jo të lehtë të pandemisë. Sa më shumë kujdes, aq më pak raste!”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philippe Coutinho shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në…