Falimenton kompania e fluturimeve “Atlas Global”

14 shkurt 2020 | 18:04

Kompania turke e fluturimeve, “Atlas Global” ka nënshkruar dokumentet për falimentim, pasi ka dështuar të vazhdojë veprimtarinë, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në këtë shtet.

Kompania nuk ka komentuar ende falimentimin, por Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se kjo kompani ka ndalur të gjitha fluturimet.

“Atlas Global” është përballur me vështirësi financiare dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet në nëntor të vitit të kaluar.

Disa prej tyre ishin realizuar pas 21 dhjetorit.

Këtë javë, mediet turke kanë raportuar se falimentimi ka ndodhur menjëherë, duke cituar shpenzimet e mëdha pas bartjes së fluturimeve në Aeroportin e Stambollit.

“Atlas Global” ka realizuar një varg fluturimesh të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Gjermani, Rusi, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda angleze e Manchester Unitedit, Paul Scholes, këmbëngul se Liverpooli…