Scholes: City, skuadër më e mirë se Liverpooli

14 shkurt 2020 | 17:56

Legjenda angleze e Manchester Unitedit, Paul Scholes, këmbëngul se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në Angli.

“Reds” mban një epërsi prej 22 pikësh ndaj Cityt dhe është vetëm gjashtë fitore larg nga titulli i parë i ligës në 30 vjetët e fundit. Por, ish-mesfushori anglez, Scholes, këmbëngul se skuadra e Pep Guardiolës mbetet një klasë mbi ekipin e Jurgen Kloppit.

“Jo, nuk mendoj se Liverpooli është më i mirë se City. Unë ende mendoj se skuadra e Guardiolas do të luajë gjithmonë futboll më të mirë. Ekipi i Liverpoolit thjesht po e bën punën”, ka thënë fillimisht Scholes.

“Ajo që Liverpooli ka bërë deri më tani nuk është asgjë tjetër përveçse e bujshme. Ata mund të shkojnë dhe të fitojnë tripletën, ata mund të kryejnë sezonin si të pamposhtur. Ju mendoni se një skuadër në një moment do t’i mund ata, por ajo që ata kanë bërë deri më tani është e bujshme”, ka shtuar Scholes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën festive për…