Falsifikim i parave, arrestohet një person në Suharekë

12 mars 2021 | 10:01

Policia e Kosovës njoftoi se më 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, ka arritur të arrestojë të dyshuarin B.K për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës.

Policia njofton se është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit.

“Më datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu i njëjti, në rastin e fundit më 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë, duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.

“Andaj, policia në Suharekë duke e ndjekur me vëmendje dhe duke ndërtuar profilin e të dyshimtit në bazë të deklaratave dhe lëvizjeve të tij, ka arritur që të dyshimtin ta ndalojë, dhe gjatë intervistës para avokatit mbrojtës i dyshimti e ka pranuar veprën penale te cilën e ka kryer. I dyshimti tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje prej 48 orë”.

Tri monedhat e falsifikuara nga 500 euro janë sekuestruar si dëshmi për t’i paraqitur në kallëzimin penal.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohët e fundit ka raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë  në qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se…