Familja Dehari dorëzon kallëzim penal ndaj kandidatit të LDK-së për deputet

15 shkurt 2021 | 15:59

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryeprokurorit dhe kandidatit të LDK-së për deputet, Sylë Hoxha.

Sipas njoftimit, kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar “kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari”.

Përmes një njoftimi, është thënë se Hoxha nuk ndërmori asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare lidhur me rastin.

“Ashtu siç premtuam pas Referendumit për Vetëvendosje! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK-Sylë Hoxha. Kryeprokurori-prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmori asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehën vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve me përfaqësues të misioneve diplomatike në…