Familja Ibishi nga Skenderaj dhuron 5 mijë kilogram miell për familjet në nevojë

25 prill 2021 | 13:43

Xhafer Murtezaj, profesor dhe veteran i arsimit, së bashku me hoxhën e Runikut, Korab Hajra, kanë bërë dorëzimin e donacionit të pesë djemve të Imer Ibishit, me banim në Londër, të cilët kanë dhuruar 5 mijë kilogram miell për familjet në nevojë të kësaj komune.

Pas pranimit të këtij donacioni, kryetari Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt, ka falënderuar Qazimin, Hysniun, Enverin, Nexhmedinin dhe Selimin për përkrahjen e ofruar për familjet nevojtare.

Më tutje, Jashari ka thënë se të gjitha donacionet të cilat janë duke u dhuruar nga njerëzit e vullnetit të mirë do të shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Qendrës për Punë Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid luajti baras 0-0 në shtëpi kundër Real Betis,…