Zidane: Asgjë nuk ka mbaruar në La Liga

25 prill 2021 | 13:42

Real Madrid luajti baras 0-0 në shtëpi kundër Real Betis, duke humbur shumë terren në garën për titullin kampion.

Trajneri Zinedine Zidane ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë rezultat dhe kërkon përqendrim në sfidën e së martës kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Ne lamë dy pikë dhe kjo është mëse e qartë. Ishim shumë të mirë në fazën mbrojtëse, por vuajtëm në sulm. Na mungonte diçka, nuk shkëlqyem përpara portës kundërshtare. Humbëm dy pikë dhe tashmë ne jemi të dobët. Barazuam, por jemi të përqendruar në duelin e së martës. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë në kampionat dhe do të luftojmë deri në fund. Asgjë nuk ka mbaruar sot. Jam i bindur se jemi gati për ndeshjen tjetër, e cila do të jetë më e vështira e sezonit. Është e vërtetë që kundër Betis na mungoi diçka, por jemi mirë. Rikthimi i Hazard? Ai ishte me të vërtetë mbresëlënës. Jemi të lumtur që e shikojmë Eden sërish në fushë sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zidane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arritja e një lëkure të shëndetshme dhe të pastër kërkon…