Familja Kadrijaj nga Drenoci i Deçanit i bashkohet AAK-së

23 shtator 2019 | 13:39

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se familja Kadrijaj nga Drenoci i Deçanit nga sot i është bashkuar kryeministrit Haradinaj për rrugëtimin 100% shtet.

“Familja e madhe Kadrijaj, nga Drenoci i Deçanit, të shquar në këto anë si familje që gjithmonë kanë dhënë kontribut të madh në rrugëtimin e vështirë drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Nga sot i bashkohen kryeministrit Haradinaj, për rrugëtimin 100% shtet. Të jemi mirënjohës Shemsedin Kadrijaj, juve familjes suaj dhe rrethit për përkrahjen. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka, ka pritur…