Familja Kardashian prishin traditën 42-vjeçare

09 dhjetor 2020 | 14:47

Festat e fundvitit do të jenë paksa ndryshe nga vitet e tjera, e kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Covid-19 ka prishur planet që zakonisht bëjmë për festat e dhjetorit.

Për shkak të rregullave anti-Covid janë vendosur fasha orare e janë ndaluar grumbullimet, ndërkohë që spitalet në të gjithë botën janë të mbushura me pacientë që luftojnë për jetën.

Madje edhe familja e famshme Kardashian do të dalë këtë vit nga skenari i saj dhe nuk do të bëjë asnjë organizim madhështor për Krishtlindje.

Media e huaja shkruajnë se festa ka qenë traditë për 42 vite me radhë në shtëpinë e tyre, që në vitin 1978, mirëpo tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Ka qenë Khloe Kardashian, ajo që ka njoftuar ndjekësit në rrjete sociale se festa e tyre është anuluar për herë të parë pas 42-vitesh.

“Rastet COVID po dalin jashtë kontrollit në Kalifoni”, shkruan ajo duke shtuar më pas,  “Kështu që ne vendosëm që nuk po bëjmë një festë në prag të Krishtlindjes këtë vit. Është hera e parë që nuk do të kemi një ndejë në prag të Krishtlindjes që nga viti 1978 besoj”, është shprehur ajo.

Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të

Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të

Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të

Prishin traditën 42-vjeçare/ Familja Kardashian do të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar…