Familja përkujton veprimtarin Remzi Lushin

20 prill 2020 | 23:39

Më 20 prill 2020 bëhen tri vite nga vdekja e vëllait Remzi Lushit i cili ishte edhe i burgosur politik në vitin 1981.

Remzi Lushi u lind më 15 shkurt 1961, në një familje kombëtare shqiptare. Familja Lushi ishe ndër familjet e shumta shqiptare që ishte dëshmuar gjatë gjithë historisë në mbrojtje të qështjes kombëtare shqiptare – prej Toplicës deri në luften e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja Lushi nga Lusha, rrethina e Kurshumlisë në Toplicë ndër breza kishte dhënë dëshmor në mbrotje të çështjes kombëtare të popullit shqiptar. Për lirinë e Kosovës, Remziu ishte dëshmuar prej fëmijërisë deri në vdekje. Ai ishte ndër të parët veprimtar shqiptar në rethinën e Ferizajit dhe Lipjanit që në vitin 1980 kishte kaluar kufirin për në Shqipëri.

Në vitin 1981 ishte denuar me 10 vite burg për organizimin e demonstratave në Lipjan së bashku me vëllaun Sabriun, shokët Halilin, Xhemailin, Miliaimin, Bislimin, Ibrahimin, Remzi Fazliun, Nusretin dhe Agimin.

Shumë herë është rrahur, keqtrajtuar nga policia okupatore serbe. Gjithashtu ishte i angazhuar prëj filimit në lëvizjen e armatosur për çlirimin e Kosovës me vëllezër dhe shokët e idealit dhe kurrë s’ishte pajtuar me padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë

Lavdi e përjetshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Kosovës sonte ka hyrë në natën e nëntë…