Familjarët e Morinës dyshojnë që qëllimisht nuk po ftohen dëshmitarët për intervistim nga prokuroria

15 gusht 2019 | 20:24

Më 1 gusht të këtij viti Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti” Gazmend Morina, është arrestuar nga Policia e Kosovës për dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, e të cilit nga data 2 gusht me kërkesë të prokurores Zejnie Kela i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, me arsyetimin se mund të ndikojë në dëshmitarët e rastit dhe prokuroria gjatë këtyre 30 ditëve do t’i intervistojë dëshmitarët.

Burime të Veriu.info nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë bërë të ditur se kur kanë kaluar 14 ditë nga shqiptimi i kësaj mase, asnjëri prej dëshmitarëve nuk është ftuar për intervistim nga prokurorja e rastit.

E kontakuar nga gazeta, gruaja e Kryeshefit Ekzekutiv, Gazmend Morina, thotë se ky është një skenar i përgatitur nga politika dhe i cili, sipas saj, po zbatohet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku me qëllim dëshmitarët nuk po ftohen në intervistë për t’i krijuar hapësirë prokurorisë që të kërkoj vazhdim të arrestit shtëpiak për bashkëshortin e saj edhe për një muaj më shumë.

Në lidhje me këto pretendime, Veriu.info dje ka drejtuar pyetje tek Valon Preteni, Zyrtar për Informim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ku është pyetur pse akoma nuk po intervistohen dëshmitarët, a është me të vërtetë ky një skenar i përgatitur nga politika dhe që po zbatohet nga prokuroria për vazhdimin e arrestit shtëpiak ndaj Gazmend Morinës dhe pengimin e tij për shkuarje në punë, si dhe a do të intervistohen dëshmitarët brenda këtyre 30 ditëve që i ka kërkuar prokuroria, apo do të vazhdohet me zvarritje të procedurave dhe pastaj kërkesë për vazhdim të arrestit shtëpiak, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje akoma.

Ndryshe, sistemi gjyqësore dhe prokurorial i Kosovës vazhdimisht është kritikuar për politizim dhe zvarritje të lëndëve, të cilat me vite kanë qendruar nëpër sirtarët e tyre.

Kujtojmë se me rastin e arrestimit të Kryeshefit Ekzekutiv të KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, avokati i tij Musa Damati kishte thënë se ky është një rast me motive politike.

“Klienti im kryeshefi ekzekutiv i ndërrmarjes publike, Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës, dhe ky është një rast i pastër politik prapa se cilës konsiderojmë se qëndron politika e cila me çdo kusht tash e një kohë të gjatë është duke tentuar që ta atakoj punën e klientit tim kryeshefit ekzekutiv te ndërrmarjes publike “Krim uniteti”, dhe e gjithë kjo po ndodh si konsekuence e denoncimeve te mëparshme për keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur dhe i ka raportuar klienti im Morina në ndërrmarjen në të cilën tani është Kryeshef Ekzekutiv i saj”, ka kishte thënë avokati Damati.

Prokurorja e rastit të tij është Zejnie Kela, ndaj të cilës para disa vitesh kishte filluar procedura disiplinore për sjellje joprofesionale me një të dyshuar, të cilit i kishte kërkuar numrin e telefonit në korridorin e gjykatës. (https://kallxo.com/emisione/drejtesia-ne-kosove/2-fillon-procedura-per-suspendimin-e-prokurores-zejnie-kela/)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngazëllim në një…