Familjes Kennedy nuk i ndahen fatkeqësitë

05 prill 2020 | 10:50

Dy anëtarë të një prej familjeve më të famshme amerikane, Kennedy, u konfirmuan të humbur pas një aksidenti me kanoe, në gjirin e Chesapeake, në bregdetin lindor të ShBA-së, konfirmoi guvernatori i Maryland, Larry Hogan, në një konferencë për shtyp.

“Maeve Kennedy McKean, mbesa e senatorit amerikan Robert F. Kennedy, mbesa e presidentit John F. Kennedy, dhe djali i saj 8-vjeçar Gideon kanë humbur që nga e enjtja”, deklaroi ai.

Gjiri Chesapeake është një grykëderdhje në shtetet e Maryland dhe Virginias.

Zyrtarët e Rojes Bregdetare të ShBA-së morën një raport që “dy persona u panë duke u përpjekur të ktheheshin në breg me një kanoe, afër gjirit Hering, 16 kilometra në jug të Annapolis, Maryland dhe nuk u panë më”, sipas një deklarate.

Hogan tha se po zhvillohet një kërkim intensiv.

Gjatë dekadave, familja Kennedy ka parë një numër tragjedish të profilit të lartë.

Gjyshi i McKean dhe xhaxhai i tij i madh u vranë (John F. Kennedy dhe Robert Kennedy), ndërsa John F. Kennedy Jr dhe bashkëshortja Carolyn u vranë në një aksident me avion. /balkanweb/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom…