Vendet që i heqin kufizimet do të kenë pasoja më të mëdha ekonomike

05 prill 2020 | 10:46

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se vendet që nxitojnë t’i heqin kufizimet e karantinës rrezikojnë një rënie më të madhe të ekonomisë dhe zgjatje të krizës si dhe shtim të rasteve të të infektuarve dhe të vdekjeve nga koronavirusi. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë”, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë në selinë e agjencisë në Gjenevë. Sipas tij, mënyra më e mirë për t’u dhënë fund kufizimeve dhe për t’i lehtësuar efektet e tyre ekonomike është lufta ndaj virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anastasia Vasilyeva nga Sindikata e Aleancës së Mjekëve i tha…