Familjet me asistencë sociale do t’i pranojnë paratë në llogarit bankare

28 prill 2023 | 15:46

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë me dije se familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare.

“Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale”, është thënë në njoftimin e MFPT-së.

Sipas njoftimit, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyrat apo pikat e bankave komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës.

Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare.

“Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtarët e ndihmave sociale”, është thënë në njoftimin e MFPT-së.

Përfituesit e asistencës sociale me status të azilantit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në zyrat postare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj do…